Rreth Laboratorit Genius
Rrjeti i Laboratorëve Genius përbëhet nga 5 laboratorë analizash mjekësore (Laboratori Qëndror Genius Tiranë, Laboratori Genius QSUT, Laboratori Genius Astir, Laboratori Genius Kavajë 1, Laboratori Genius Kavajë 2).
Ne jemi fokusuar në katër komponentët e mëposhtëm për të siguruar funksionimin e suksesshëm të zinxhirit të laboratorëve Genius në Shqipëri:
– Pajisje moderne
– Personel vazhdimisht i trajnuar
– Numër i madh i testeve laboratorike të kryera në laboratorët tanë
– Perqendrimi dhe Kujdesi tek Pacientët
Laboratori Genius furnizohet me paisjet e teknologjisë së fundit, duke patur partner Distributorin Genius, i cili ka një eksperiencë të suksesshme prej më shumë se 10 vitesh, si një ndër distributorët më të rëndësishëm në tregun publik dhe privat, kjo bën që të ketë investime të vazhdueshme në paisje dhe trajnim të vazhdueshëm të personelit. Gjithashtu secila paisje në Laboratorin Genius është e dublikuar, cka do të thot se testet kur janë të dyshimta kryhen me sisteme të ndryshme testimie, në mënyrë që të kemi besueshmeri maksimale të rezultateve.
Sistemi i integruar IT eDoctor, i siguron Genius-it një avantazh konkurues në krahasim me konkurentët e tjerë nëShqipëri. Duke pasur të gjithë laboratorët të bashkuar në një sistem qëndror kompjuterik, të gjithë serumet në rrjetin tonë laboratorik barkodohen, validimi online i rezultateve dhe dërgimin e tyre automatikisht me email – e gjithë kjo për të automatizuar proceset laboratorike dhe për të zvogeluar faktorin njerëzor në minimum.