Historia jonë
Genius është një kompani lider në tregun e pajisjeve laboratorike mjekësore dhe furnizues i produkteve të cilësisë me të lartë për institucionet shëndetësore dhe laboratorët mjekësorë. Me një eksperiencë 21 vjecare , Genius ka një ndikim të madh në përmirësimin e laboratoreve mjekesore duke sjelle teknologjite dhe kompanite lider boteror ne fushen e mjekesise laboratorike .
Produktet e ofruara nga Genius plotesojne te gjitha standartet nderkombetare dhe kushtet per plotesimin e certifikimeve ISO 9001, ISO 15181, ISO 27001 etj. Ne punojnë me përkushtim për të siguruar që klientët të marrin më të mirën. Disa nga avantazhet kyçe të bashkëpunimit me Genius është suporti teknik, trajnim I vazhdushem dhe suporti logjistik si përpara dhe pas shitjes.
Nëpërmjet games të gjerë të pajisjeve laboratorike, Genius është partneri i preferuar për shumë profesionistë dhe organizata shëndetësore në të gjithë Shqiperine. Duke ofruar aparate të avancuara për analizat klinike, biokimike, mikrobiologjike, gjenetike, patologjie, dhe shumë fusha tjera.
Me ne, laboratori juaj mund te plotesoje te gjitha nevojat per pajisjet, reagentet dhe te gjitha materialit te konsumit per te kryer bilancin e plote te analizave laboratorike. Paneli I gjere i produkteve te ofruara se bashku me shërbimin shkëlqyeshëm ndaj klientit, ka bërë që Genius të fitojë besimin dhe respektin e shumë klientëve. Duke vazhduar të inovojë dhe të ndërtojë marrëdhënie të fortë me profesionistët e mjekësisë laboratorike, Genius vazhdon të forcojë misionin e saj për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve nëpër botë.